Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 korrik 2022

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë edhe për ditën e sotme do të jetë nën ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi mesatare deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/38 Diell
Kukës 17/33 Diell re shi
Lezhë 22/37 Diell
Dibër 18/34 Diell re shi
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 23/38 Diell
Elbasan 22/39 Diell
Berat 17/38 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 18/32 Diell re shi
Gjirokastër 17/38 Diell
Sarandë 19/34 Diell

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight − 5 =