Kë do vrisnin? Ish-efektivi i RENEA-s dhe shoku i tij kapen me snajper në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper. Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç.

Ky i fundit është më precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Nga ajo që ka mësuar gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Ramel Rada ishte larguar nga radhët e policisë para 3 muajsh. Ka qenë ky person që lëvizte në Tiranë me një makinë luksoze derisa u ndalua. Sipas burimeve të gazetarit, policia dyshon se së bashku me shokun e tij, do të kryenin një vrasje.

Kjo pasi brenda mjetit që drejtohej nga Rada u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Kontrollet pasuan me banesat e tyre dhe u gjetën një pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak. Të gjitha ato u sekuestruan së bashku me mjetin luksoz.

Dy të rinjtë u kapën pas informacioneve se qarkullonin me armë pa leje. Prandaj për këtë arsye, ata u ndaluan teksa po udhëtonin me mjetin me targa angleze në afërsi të rrethrrotullimit të Senatoriumit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × two =