Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Janë 29 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes dhe dhënë detaje për situatën e zjarreve. Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Sipas ministrisë, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca  të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Deklarata e plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 29 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

-në fshatin Bërzanë, bashkia Lezhë, në fshatin Hamallaj, në zonën e plazhit në Currila, në fshatin Fllakë, bashkia Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Paraspaurit” dhe “Qafa e Kumbullave” të fshatit Paraspuar, bashkia Poliçan, në lagjen “Tepe”, bashkia Shkodër, në fshatin Hajmel, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Vrakë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Gumenicë dhe në fshatin Lezhan,  bashkia Selenicë, në fshatin Novoselë, në fshatin Panaja, bashkia Vlorë, në Janjar të Bashkisë Konispol, në njësinë administrative Stravaj, bashkia Prrenjas, në fshatin Funarës, bashkia Librazhd, në fshatin Xherie bashkia Cerrik, në fshatin Mukaj, bashkia Vorë, në lagjen nr. 2 dhe në fshatin Bago, bashkia Kavajë, në fshatin Symiz, bashkia Maliq, në fshatin Malas, bashkia Mallakastër, në fshatin Kapaj, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca  të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Aktualisht po punohet në:

-në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri.

-në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme.

-në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës,  ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor.

– në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave

Puna vijon që prej mëngjesit në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, nga punonjës të zonave të mbrotjura dhe forca vullnetare

-në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme

– në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjatë ditës së sotme, ku sipas IGJEO  parashikohet ditë shume e nxehtë në të gjithë qarqet e vendit, veçanërisht në ato me risk më të lartë për zjarret në pyje.

Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty + fifteen =