Mund të përdoren të dhënat për të marrë vendime të rëndësishme në jetë?

Njerëzit janë mbështetur për shekuj në instinktet e tyre për të gjetur përgjigjet e pyetjeve që ndryshojnë jetën.

Tani, ka një mënyrë më të mirë.

Jetohet mes një sasie të madhe informacioni për të gjitha aspektet e sjelljes njerëzore. Të dhënat janë bërë gjithnjë e më të aksesueshme.

Këto të dhëna të mëdha mund të përdoren për të ndihmuar në përcaktimin e kursit më të mirë për të hartuar.

Ka kohë që ka prova që algoritmet mund të jenë shumë më të mira se njerëzit në marrjen e vendimeve të vështira.

Studiuesit kanë mbledhur të dhëna për lloje të ndryshme zgjedhjesh që bëjnë njerëzit, informacionin mbi të cilin bazojnë ato zgjedhje dhe se si shkojnë gjërat.

Kështu, kanë gjetur se një algoritëm i thjeshtë i drejtuar nga të dhënat do të kishte qenë më i mirë se gjyqtarët për të vendosur nëse një i pandehur duhet të qëndronte në burg apo të lirohej.

Fuqia e analizës së të dhënave është vërtetuar edhe në botën e sportit dhe të biznesit.

Në financë, fondi mbrojtës Renaissance Technologies i tejkaloi në mënyrë dramatike konkurrentët duke kërkuar modele në të dhënat e tregut të aksioneve dhe duke i përdorur ato për të informuar strategjinë e tij të investimeve.

Sakaq, firmat e teknologjisë në Silicon Valley kanë zbuluar se të dhënat nga eksperimentet ofrojnë njohuri më të mira se si të dizajnojnë faqet e tyre të internetit.

Por statistikat kanë pasur pak ndikim, deri më tani, në jetën e njerëzve.

Një problem i madh është se të dhënat e mira për pyetjet më të mëdha personale të jetës kanë qenë të vështira për t’u gjetur.

Le të merret për bazë një pyetje. Çfarë i bën të lumtur njerëzit?

Të dhënat për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje në mënyrë rigoroze dhe sistematike thjesht nuk ishin të disponueshme në shekullin e XX-të.

Një nga projektet, Mappiness, e bashkëthemeluar nga ekonomistët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Susana Mourato dhe George MacKerron, ka mbledhur prej më shumë se tre milionë të dhëna.

Ekipi i tij ka zbuluar aktivitetet që ofrojnë shumë më tepër kënaqësi nga sa do të kishin menduar shumica prej nesh, të tilla si ushtrimet, vizita në një muze dhe kopshtaria.

Pastaj janë gjërat që ofrojnë më pak kënaqësi nga sa mund të supozohet, të tilla si luajtja e videolojërave, shikimi i televizorit dhe shfletimi në internet.

Madje ka disa prova që vetëm t’u tregosh njerëzve të dhënat mbi lumturinë mund ta rrisë atë.

Një nga çështjet më me interes është edhe martesa. Edhe në këtë rast, të dhënat ofrojnë njohuri të reja.

Një studim nga 86 studiues mblodhi informacion për më shumë se 11 mijë çifte romantike. Ata përdorën modele të mësimit makinerik për të kuptuar se çfarë parashikon kënaqësinë romantike.

Ata zbuluan se shumë tipare shumë të dëshiruara, të tilla si tërheqja dhe gjatësia e partnerit, nuk kanë thuajse asnjë lidhje me lumturinë afatgjatë.

Në vend të kësaj, cilësitë më parashikuese të kënaqësisë romantike prireshin të ishin ato psikologjike, të tilla si të paturit e një “mundësie të rritjes” ose një stil lidhjeje të sigurt.

Po ashtu një strategji e bazuar nga të dhënat për lumturinë është zhvendosja e shtëpisë.

Për këtë është zbuluar se kur njerëzit lëviznin nga një qytet i pakënaqur në një vend më të lumtur, gjendja e tyre e përgjithshme përmirësohej.

Këto janë veç ditët e para të revolucionit të të dhënave në vendimmarrjen personale.

Mbase nuk mund të vijë ajo ditë kur njerëzit t’i transferojnë plotësisht zgjedhjet e stilit të jetesës tek algoritmet. Por ato mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike vendimmarrjen e njerëzve.

Këtë, duke u bazuar në provat e nxjerra nga mijëra ose miliona njerëz që janë përballur me dilema të ngjashme më parë.

“The Guardian”, “Albanian Post”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen + two =