Meta njofton konferencë nga selia e LSI

Një ditë pasi dorëzoi Presidencën, Ilir Meta ka njoftuar konferencë për shtyp nga selia e LSI. Ish-kreu i shtetit do të ketë një dalje për mediat nga selia e partisë në orën 10.00, ka njoftuar zyra e shtypit e LSI.

Dje, Meta përfundoi mandatin 5-vjeçar si president  Republikës dhe ia dorëzoi detyrën kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj.

Sikurse e ka paralajmëruar ai do t’i kthehet politikës aktive. Në orën 19:00 LSI mban sot Konventën Kombëtare ne Pallatin e Kongrese dhe Meta pritet që të konfirmohet si kryetar i saj.

Ish-presidenti e ka nisur ditën herët, duke përcjellë mesazhe. Në një foto të publikuar me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ai shkruan për “shpresë dhe horizont të ri”. Në një tjetër foto, ku shfaqej duke pirë kafen e mëngjesit me ish-ambasadorin Agim Nesho dhe zëdhënësin e tij në Presidencë, Tedi Blushi, Meta thotë se “është koha për veprim”. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 + five =