A do krijojë forcë të re politike? Meta: Partia e referendumit na pret përpara. S’jam këtu për të marrë drejtimin e LSI s

Ilir Meta, i pyetur nga mediat nëse do të marrë drejtimin e LSI, apo do të krijojë forcë të re politike, tha se “partia e referendumit na pret përpara”, duke e quajtur atë partinë e popullit të 2 marsit.

“Kjo zgjidh çdo problem nga oligarkët te kleptokracia te kapja e shtetit dhe referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm”, theksoi Meta në daljen e tij të parë nga LSI, një ditë pasi përfundoi mandati i Presidentit.

Pyetje: A do merrni sërish drejtimi e LSI apo do krijoni forcë të re politike?

Ilir Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI se unë këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë dhe ndërgjegje të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në ven e të tejkalimit të një ngërci artificial politik që u krijua dhe dihet cfarë pasojash krijoi.

Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë bashkë në triumfin e mesazhit të 2 marsit
dhe triumfi i mesazhit të 2 marsit është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli shqiptar ka ardhur momenti ta ushtrojë atë drejtpërdrejtë dhe kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh cdo problem nga oligarkët te kleptokracia te kapja e shtetit dhe referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm, politikanët që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × two =