Parashikimi i motit, e shtunë, 23 korrik 2022

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë ashtu si java që lamë pas do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me orgjinë nga Afrika e Veriut. Temperaturat do të jenë më të larta sidomos në qendër dhe veriperëndim të vendit si dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar në mesditë deri në orët e pasdites që do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.            

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 26/39 Diell
Kukës 22/37 Diell re
Lezhë 25/39 Diell
Dibër 20/36 Diell re
Durrës 24/37 Diell
Tiranë 23/40 Diell
Elbasan 23/40 Diell re
Berat 22/40 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 21/35 Diell re
Gjirokastër 20/40 Diell re
Sarandë 23/35 Diell

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

7 − one =