“Blindi” u pa edhe në varrimin e Brilantit, si po eliminohen “krahët” e Vis Martinajt

Opinioni publik u trondit sërish mbrëmjen e djeshme kur në një atentat në Milot mbeti i vrarë i riu Klisman Preçi, ndërsa u plagos rëndë Ylli Brahimi i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike.

Ky është atentati i dytë që kryhet brenda 6 ditëve. Të dyja ngjarjet duket se kanë lidhje me një larje hesapesh mes grupeve kriminale të njëjta.

Ylli Brahimi njihet si krah i grupit të Ervis Martinajt, të cilit i vranë edhe nipin bashkë me dy miqë të tij në Fushë Krujë.

Duket se Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi i ruheshin një atentati. Ata lëviznin me një “Toyta” të blinduar, por vrasësit kanë gjetur momentin kur ata sapo po zbrisnin nga makina e tyre pranë banesës dhe kanë hapur zjarr.

Mësohet se e njëjta makinë “Toyota” e blinduar është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt në qytetin e Laçit.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po qëndronin poshtë banesës në Milot, ndërsa u përballën nga breshëria e plumbave të atentatorëve.

Të dy janë persona të njohur për drejtësinë shqiptare, ku Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë.

Pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, me dy kallashnikovë brenda duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten + seven =