Audi R8 “fluturon” me 293 km/h, vdes 22-vjeçari teksa shoku pasagjer filmon gjithçka

Dëshira për një moment adrenaline të ‘çmenduar’ i ka kushtuar ëndë një 22-vjeçari në Romë, i cili ka humbur jetën.

Mbrëmjen e së hënës në Grande Raccordo Anulare në kryeqytetin italian, i riu kishte marrë pjesë në një garë me miqtë e tij, ku me dëshirën për të fituar, ai rriti shpejtësinë duke arritur 293 kilometra në orë me një Audi R8, e cila fatkeqësisht humbi kontrollin duke u përplasur me një mbrojtëse në rrugë.

Aksidenti i tmerrshëm u regjistrua me celular nga miku 20-vjeçar i viktimës, i cili udhëtonte me të njëjtën makinë dhe shpëtoi mrekullisht me disa plagë.

Janë imazhe të tmerrshme, të shoqëruara me muzikë rap që tregojnë makinën e cila fluturon mes automjeteve të tjera. Më pas shoferi humbet kontrollin dhe përfundon i përplasur. Gjithçka në video bëhet e zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seventeen − 16 =