Arrestohen në Shqipëri dy finlandezë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Dy finlandezë janë arrestuar këtë të shtunë në Shëngjin të Lezhës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Manhunt”.

Shtetasit K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Pas arrestimit në Shqipëri, të dy shtetasit do të ekstradohen drejt Finlandës.

Operacioni u finalizua  nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × five =