Të gjithë “idiotët e dobishëm” në rresht: Me ty deri në vdekje Sali Berisha, armiku perëndimor na bën më të fortë

Nëse doni të kuptoni pse është katandisur në këtë gjëndje Partia Demokratike, shikoni reagimet pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, edhe nga Britania e Madhe.

Ndërsa në një vend normal, çdo politikan do të ishte distancuar nga ai, pasi akuzat e britanikëve janë akoma më të rënda edhe se ato të amerikanëve, këta “idiotët e dobishëm” që kanë mbetur në PD, jo vetëm janë rreshtuar sërish pro Berishës, por reagimet e tyre tejkalojnë çdo fantazi normale.

Por kjo është normale në fakt, pasi Sali Berisha është kujdesur që në PD të mbeten më idiotët e mundshëm, që kur t’i ndodhte kjo që po i ndodh, të mos e prisnin më në besë si Lulzim Basha me shokë.

Më poshtë po sjellim gjithë reagimet e tyre.

Se kush është më idioti, vështirë ta përcaktosh.

Edmond Spaho:

“Të gjithë demokratët dhe të djathtët kanë vendosur që PD të mos zhduket dhe e vërteta të triumfojë. Do të vazhdojmë betejën krah Berishës edhe më të vendosur për të rrëzuar bandën e Edi Ramës dhe Sorosit.”

Ylli Manjani:

“Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani! Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.

Sali Berisha është njëri prej liderëve politikë me influencë në jetën politike në vend.

Është lideri që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO.

Është lider që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e lideri që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë. Por prezenca e tij në politikë, qeveri e opozitë, nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.

Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të Ali Bej Bashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.

Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar.

“Non grata” ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një Opozite për të cilën vendi ka nevojë.

Nëse ngritja e Opozitës të bën “Non grata”, në djall vaftë kjo e fundit!

Më mirë “non grata” në vende që na lypin vizë për t’i vizituar – sesa “grata” dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.

Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi: IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!”

Bledi Kasmi:

“Non grata” e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për Kryeministër”.

Edi Paloka:

“Deri sa të vazhdoni t’u thoni shqiptarëve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” në këtë vend qenka Sali Berisha, pas 10 vitesh në opozitë – dhe këtë ua thoni duke mbajtur në krah Ramën – kot i harxhoni milionat për lobime! Ky do të jetë qëndrimi edhe kur të njëjtin vendim ta shpallë Zelanda e Re…

E nëse dikush mendon se shqiptarët që reaguan me qëndrimin e tyre më 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do të impresionohen kur këtë ta bëjë Zelanda e Re, thjesht jeton në realitet tjetër”.

Gent Strazimiri:

“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, është një “qokë” që dëshmon vetëm se:

* Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros.

Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!

Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?!

“Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli.

KAQ!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas””

Enno Bozdo:

“Sa më absurde të jetë “non-grata”, sa më pa sens dhe pa vlerë ajo të jetë, aq më e fortë ndjenja e padrejtësisë dhe motivimi për të vazhduar luftën kundër mafias së Tiranës!”

Pritet reagimi i Flamur Nokës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − three =