Rama me kryetarët e bashkive, lavdëron Pjerin Ndreun dhe sulmon Dritan Lelin: Fle gjumë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashkiakët për të listuar disa objektiva pas hapjes së negociatave.

Rama vlerësoi drejtimin e kryebashkiakëve duke i kategorizuar ata në shembullore, të mira dhe problematike.

Ai vlerësoi maksimalisht kryetarin e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ndërsa nuk ka pa sulmuar kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ai fle gjumë, pavarësisht potencialit që ka qyteti që ai drejton.

“Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë. Janë një e përpjetë me kërkesa shumë strikte dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik. Qoftë si i zgjedhur apo i besuar në administratën shtetërore. Qeverisje vendore janë bashkitë dhe njësitë administrative që janë Partia Socialiste e Shqipërisë sepse jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Nuk është uniforme në aspektin e cilësisë. Kemi bashki që janë shembullore dhe bashki që janë të mira dhe disa bashki që janë problematike. Të qenit problematike për PS do të thotë të qenit PS problematike për qyetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Në të gjitha fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qenë krenarë.

Është krenari që PS drejton Lezhën, po të shikojmë nivelin e higjenës në plazh dhe nivelin e kënaqësisë që kanë ata që pushojnë në atë vijë bregdetare për shkak të punës së bashkisë. Të tillë shembuj ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë, deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara, por për shkak të drejtimit dhe punës sistematike janë shembuj pozitivë që nga shembulli i Cërrikut, që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë si e lënë pas dore. Lidershipi ka bërë diferencë.

Kemi bashkinë e Belshit që vazhdon të jetë një bashki shembullore. Ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë që kush i ka çuar atje dhe pse i ka çuar atje. Nuk është sa herë njerëzit i kanë besuar. Kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në Elbasan të cilat nuk janë bashki që kanë pasur ndonjë avantazh. Kanë qenë të disavatazhuara. Sepse nivelin e pagesës së taksave e kanë shumë modest. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë atë potencial që ka”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 2 =