QEN-SHËTITËSI: “SA MË SHUMË NJOH NJERZIT, AQ MË SHUMË I DUA QENTË “.

Mëngjesin e të martës që lam pas, u zgjova me vonesë për në punë dhe teksa po rendja këmbshpejtazi për të marrë trenin e linjës 2, që të çon në Manhattan, në hyrje të metros, një “korrier” gazetash më zgjati një kopje duke i bashkëngjitur togfjalëshin “është falas” !
Duhet të jesh me shumë fat të gjesh një ulëse në këtë orë të ditës. Vagonat janë të tejmbushura me njerëz dhe hera-herës të merret fryma nga kjo katrahurë që përsëritet e ripërseritet ç’do ditë.
Pasi u rehatova nisa ta shfletoj këtë “fletërrufe” mëngjesi .
Ishte buletin javor me reklama punësimi, shtëpish me qera dhe oferta shit-blerjesh për zonën e Pelham Parkway.
Mu duk e mërzitshme ta nisja ditën duke lexuar promocione pa kuptim dhe instiktivisht u përpoqa që këto fletushka ti fusja në çantë.
Teksa hapa zinxhirin e xhepit të parë, syri më zuri një foto mjaftë interesante e cila me tërhoqi deri në rishikim të buletinit.
Ishte një pozicion pune mjaftë i veçantë, ndoshta në Shqipëri apo edhe në shumë vende të tjera të botës nuk egziston.
-Dog walker -ose shëtitës qeni ose si mund ta themi ndryshe kujdestar qeni apo qenshëtitës.
“Gjatë fundit të viteve 1800 dhe fillimit të viteve 1900, ishte krejtësisht normale të shihje zonjat e shoqërisë së lartë, elitës, ose shoqëruesit e tyre të shëtisnin qentë në trotuarët e “Fifth Avenue” ose përmes “Central Park”. Megjithatë, nuk ishte normale të shihje një vajzë të klasës së ulët duke ecur me një qen të madh në “rreshtin” e milionerëve. Në këtë shëtitje jo të veçantë, vajza me sa duket po argëtohet më shumë sesa qeni, i cili vrehet lehtësisht se është tmerrsisht i pa kënaqur. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse cili është ai qen gjuetie me “reputacion” dhe me “respekt” për veten, që do donte të detyrohej të ecte përgjatë kësaj avenue ç’do mëngjes me një shoqërues për t’i dhënë atij një privilegj që ai mund t’ja japi vetvetes? – New York Times, 15 janar 1899 “”.
Ky artikull i marrë nga gazeta njujorkeze i shkruar gati 123-re vite më parë, ishte bashkengjitur ofertës për punësim, ç’ka ta shtonte edhe më shumë kurjozitetin për ta lexuar.
Ilustrimi i “qëndisur” me foton e shkrepur 1 shekull më parë, me intrigoi dhe doja të mësoja pak më shumë për këtë profesion të rrallë.
Pasditen e po asaj së marte, pasi mbarova punë, dola në “Centeral Park” të takoja ndonjë qenshëtitës për ta pyetur rreth kësaj “bote” të pazakontë!
Ende nuk kishin kaluar 7-8 minuta nga rrugtimi për në park dhe para meje u shfaq një djalosh rreth 36-vjeç i cili mbante me të dy duart litarët e 6-të qenve. Ishte i raskapitur, por në fytyrën e tij mund të shquaje lehtësisht një buzëqeshje e cila dukej se po buronte nga kënaqësia që i jepnin këto krijesa të brishta.
Ju drejtova dhe e pyeta se si ja bënte me kaq shumë qen dhe ma ktheu se i kam shok dhe gjithçka shkon mirë.
-A të kafshojnë i thash
Jo, janë miqësor, por mos haro se sot janë njerzit që kafshojnë qentë dhe jo qentë që kafshojnë njerzit
-Pse e thua këtë fjalë, ja ktheva
Nga eksperienca!
-Si e ke emrin ? Si është të kujdesesh për qentë?
Rajmond, të kujdesesh për qentë është një punë e lodhshme, interesante, argëtuese por edhe shumë shpërblyese. Ka shumë lekë!
-Sa vite keni që e bën këtë punë?
Unë kam 8-vjet që punoj si qen-shtëtitës. Koha kalon shpejt por ç’do ditë më duket sikur është dita e parë
-Sa qen shëtisni ç’do ditë, ku i çon?
Unë shëtis rreth 20-30 qen në ditë, për gati 8 orë. Ky profesion kërkon kohën e vet, është si profesionet e tjera.
Këtu në Manhattan ka shumë vende ku mund të shkosh, qentë kanë parkun e tyre në ç’do zonë, në ç’do park. Është e pamundur të ketë park që nuk ka hapsirë për qentë. Ka ndertesa që kanë 40-50 qenër dhe është e domosdoshme..
-Pse ka kaq shumë qenër?
Epo është shoku më i mirë i njeriut, kot nuk i thonë! Ka njerëz që i duan kafshët, ka njerëz që e mbajnë se j’ua ka këshilluar mjeku, për ankth apo për stres, ka nga ata që e duan se janë të vetmuar, ka çifte që nuk bëjnë femijë dhe e kanë qenin si femijën e tyre. Ka shumë arsye. Po ti a ke qen?
-Jo, kam mace ja ktheva unë
-A janë të gjithë këta qentë e tu apo punon për ndonjë kompani
Unë ponoj për veten time, kompania është e imja , qentë janë të klientëve të mi
-Si lindi ideja për të krijuar një kompani?
-Fillova të punoja si shëtitës qensh kur isha në kolegj, mbuloja shpenzimet që kisha si student por më pas doli të ishte një biznes argëtues dhe i suksesshëm.
-Cili është qeni më i vështirë për t’u kujdesur?
– E beso apo jo është Çivava. Janë qen që duan llastim dhe lehin shumë kur janë nervozë.
-Si reagoni ndaj qenve agresivë?
Zakonisht qëndroj i qetë dhe përpiqem të fitoj besimin e tyre. Duhet pak kohë, bëj disa shëtitje për të fituar plotësisht besimin e tyre. Ja kështu është.. është e lehtë me qentë. Nuk të kerkojnë as maskë, as lek, as makinë, asgjë ! Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë i dua qentë. Është më e lehtë të punosh me qentë sesa me njerzit !
-A keni ndërtuar ndonjë lidhje “sentimentale” me këtë profesion?
Unë jam shumë i lidhur me qentë. Kohët e fundit ka ngordhur një qen për të cilin jam kujdesur për pothuajse 6 vite dhe kjo ishte shumë e trishtë për mua, është njësoj sikur ndahet nga jeta ndonjë pjestar i familjes.
-A të mërzit fakti që duhet të pastrosh jashtqitjen e tyre ç’do ditë apo më mirë të themi 20-30 herë në ditë
– ha ha ha- Eshtë punë që duhet bërë… po më mirë të pastroj jashtqitjen e qenve këtu në park sesa të pastrosh “jashtqitjen” e ndonjë drejtori, pronari apo ndonjë politikani arogant, që kutërbon më shumë se jashtqitja e vetë !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine + 17 =