Atentati në Milot, ndërron jetë në spitalin e Traumës, Klisman Preçi

Ka ndërruar jetë Klisman Preçi, një prej personave i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Milotit.

Mësohet se Preçi ka mbërritur i pajetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, personi tjetër i cili u plagos, Ylli Brahimi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky i fundit ka dy plagë, një në kraharor dhe një në këmbë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Milotit në sheshpushimin e një pallatit. Si Klisman Preçi, ashtu dhe Ylli Brahimi i kanë shpëtuar atentateve të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six − 2 =