Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit Dick Marty-t

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme rezolutën kundër raportit të Dick Marty.

Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtare dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Kryeministri Rama akuzoi opozitën se ishin ata që në vitin 2011 e votuan raportin në Asamblenë Parlamentarfe të Këshillit të Evropës. Rama tha se prej këtij raporti, u krijua Gjykata speciale e Kosovës, që çoi padrejtësisht në burg komandantët e UÇK, që është një prej krenarive më të madhe të shqiptarëve, një nga fytyrat e krenarisë.

PS kujdeset të evidentojë se 11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty-t, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij në raport, nuk është vërtetuar. Sipas Partisë Socaliste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë’, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Në rendin e ditës gjithashtu është parashikuar interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisti, Mirela Kumbaro kërkuar nga dy deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.

Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 5 =