Mali i Zi pranë legalizimit të drogës

Parlamenti i Malit të Zi përfshiu në procedurat parlamentare iniciativën e deputetëve liberalë për të lejuar prodhimin dhe përdorimin e produkteve me bazë kanabisi për qëllime mjekësore.

Ata kanë sjellë si shembull ku kjo lloj droge përdoret për kurim mjekësor Çekinë, Finlandën, Rumaninë, Italinë, Spanjën, Holandën, Francën, Austrinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në shpjegim thuhet se Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Narkotikët, me propozim të OBSH-së, e hoqi kanabisin nga lista e barnave më të rrezikshme në vitin 2020, pas studimeve të shumta shkencore dhe mjekësore që konfirmuan efektin pozitiv të kanabisit për qëllime mjekësore.

Kanabisi dhe preparatet e tij janë konstatuar se ndihmojnë në trajtimin e pacientëve onkologjikë, ashtu edhe në zbutjen e pasojave të kimioterapisë, lehtësimin e dhimbjeve dhe spazmave në sklerozën e shumëfishtë, si dhe në trajtimin e epilepsisë. Ndërsa vaji i kanabisit mund të ndihmojë në zbutjen e çrregullimeve që lidhen me autizmin si problemet e sjelljes, komunikimit dhe ankthit. Edhe Shqipëria duket se do i bashkohet vendeve që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.

Paralajmërimi ka ardhur më 7 Prill të këtij viti nga vetë kryeministri Edi Rama pas prezantimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar ku 60% e shqiptarëve votuan pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe 29% e tyre u shprehën kundër, në pyetësorin që sipas kreut të qeverisë kanë marrë pjesë rreth gjysmë milionë shqiptarë.

Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor, do hapim fronte të reja pune në funksion të rritjes ekonomike. Çfarë qytetarët kanë thënë do të bëhet”, u shpreh asokohe Rama në përgjigje të interesit të medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen + 16 =