Luiza Gega e pesta në Botë në 3000 metra me pengesa, vendos rekord të ri kombëtar

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikes, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rhttps://shtypi.net/2022/07/21/luiza-gega-e-pes…d-te-ri-kombetar/ekord i ri kombëtar në këtë disiplinë.

Madje 33-vjeçarja dibrane e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29, që u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − 11 =