Homazh apo lavazh…

Gezim Basha
Te huajt me kontribut për Shqipërinë meritojnë një homazh të veçantë, sipas kriteresh që i përshtaten aktivitetit të tyre.
Jo çdo i huaj mund të klasifikohet brenda motivimit, “Nderi i Kombit,” një dekoratë e shpërdoruar pamëshirshëm nga Presidentet e Shqipërisë së tranzicionit.
Kjo praktikë nisi me Ernesto Sabaton i cili edhe pse pjeserisht me origjinë etnike arbëreshe, prape s’mundet kurrsesi të konsiderohet me kombësi Shqiptare. Identiteti kombetar i Sabatos eshte Argjentinas ngaqe identiteti kombetar, ndryshe nga identiteti etnik, fitohet aty ku jeton.
Ky lloj motivacioni i Presidencave Shqiptare eshte ne thelb nje gjueti e paligjshme prestigji, prirje per te bërë tënden diçka që nuk të takon fare.
Kjo tendence per politika honorifike mer ndonjehere edhe dimensione horrori…
Albanologu i ndjere, Robert Elsie, e pat shprehur qarte ne media se ai nuk mund te jetonte dot ne Shqiperi, nuk i pelqente fare menyra Shqiptare e jeteses. Në testamentin e tij, sipas deshmise se partnerit te tij, nuk shprehet askund deshira per t’u varrosur ne Shqiperi. Paturpesisht, pavarsisht ketij fakti, ja rrembyer trupin nga morgu per ta varrosur ne Theth pa e vrarë mendjen se prehja aty mund të mos kete qenë fare deshira e te ndjerit!
Dekorimi i vonuar dhe në ikje e siper i arvanitasit, Aristidh Kola, me shume se homazh duket nje lavazh “patriotik” qe Ilir Meta i ben vetes per te dale nga presidenca me ”nur atdhetari!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − 3 =