A ka ndonje prokuror me dinjitet ?!?

Klodian Tomorri
1-Tek Check Up-i i jepen para koncesionarit per analiza te pakryera
2-Tek inceneratoret i jepen para koncesionarit per djegien e mbetjeve, por mbetje nuk digjen se ska incenerator fare
3-Tek AKSHI i japin para per mbrojtjen dhe sigurine e sistemeve qeveritare asaj kompanise me emer si sistem frenimi dhe asaj tjetres qe eshte gjithmone E Para, por mbrojtje sistemesh nuk ka.
Askush nuk e di sa dem eshte bere dhe sa shtrenjte do ta paguajme kete qe ndodhi. Qeveria nuk po e thote te verteten dhe dyshimet jane se demi eshte shume i madh dhe do ta paguajme shume shtrenjte.
Por pertej kesaj. Nuk paska patur popull me te pasur ne bote se ky. Nese do ta kishin vjedhur keshtu Gjermanine ose Ameriken sot do ishin te falimentuara. Por Shqiperia nuk falimentoka.
Nejse. E rendesishme eshte qe skuadra e dalluar e kunderofensives po punon dite e nate pa u lodhur dhe po e detyrojne armikun te terhiqet.
Tani a ka ndonje prokuror me dinjitet, qe pasi te mbaroje e gjitha kjo, te filloje nje verifikim kryesisht per ato tenderat e AKSHI-t? Te shohe edhe se si i xhirojne leket kompanite, ke paguajne, sa leke terheqin cash. Te shohin dhe ndonje transferte apo ortakeri qe kane jashte vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 + eleven =