Rama: Ju kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e bëra, nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të tjerëve

Në ceremonia e ngritjes simbolike të flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri zhvilloi edhe një komunikim të shkurtër.

Rama tha se ndihet krenar që është pjesë e rrugëtimit evropian të vendit dhe shtoi se gabimet e bëra prej tij nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.

“I falënderoj sot me përulësinë më të thellë sot të gjithë shqiptarët që me përulësinë e tyre më bën pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi.

Ju kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që di apo nuk di, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve.

Nga thellësia e shpirtit ju them sot të gjithëve se kurrë nuk kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për ta fituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë evropiane”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen + six =