Neymar i është vetofruar Manchester City? Guardiola reagon me urgjencë: Më vjen keq, por…

Pep Guardiola ka adresuar thashethemet që lidhin Neymar me një transferim te Manchester City, ndërsa e përshkruan yllin e Paris Saint-Germain si një “lojtar të jashtëzakonshëm”.

Kampionët e Francës janë të hapur për ta shitur brazilianin nëse marrin një ofertë të përshtatshme dhe “Etihad Stadium” është shpallur si destinacioni i tij më i mundshëm i radhës.

Manchester City tashmë ka shtuar Erling Haaland dhe Kalvin Phillips në radhët e veta për 93 milionë £, por Neymar ka të ngjarë të kushtojë shumë më shumë, duke pasur parasysh statusin e tij si lojtari më i shtrenjtë në botë (222 milionë euro). Sidoqoftë, Guardiola këmbëngul se ai nuk është në radarin e klubit që drejton.

Gazeta franceze “Le Parisien” raportoi se Neymar i është ofruar drejtpërdrejt Manchester City, por trajneri katalanas e ka konsideruar këtë pretendim si të rremë: “Më vjen shumë keq për ‘Le Parisien’, por nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta, sepse informacionet që kanë marrë janë të rreme.

Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nga informacionet e mia, ai është një djalë i mirë. Lëreni të shprehet në Paris. Manchester City blen 150 lojtarë çdo verë, sipas mediave, por kjo nuk është e vërtetë. Më vjen keq për Neymar, sigurisht”.

Neymar mund të mos shkojë së shpejti në Manchester, por Guardiola është më se i kënaqur me opsionet e tij, pas përforcimeve në merkato. Megjithatë, ai nuk do të presë shumë prej tyre së shpejti, pasi nevojitet kohë përshtatjeje për blerjet e reja:

“Hap pas hapi. Kjo nuk do të ndodhë brenda një ose dy ditësh. Ne nuk mund të bëjmë shumë presion mbi këta lojtarë. Përshtypjet e para për Julian, Kalvin, Erling dhe Stefan ishin vërtet të mira. Të kesh atmosferë të mira në dhomat e zhveshjes është më e rëndësishme se taktika”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + two =