Rama: Kemi jetuar ndër shekuj nën perandori dhe regjime që nuk i zgjodhëm! Integrimi ynë është një çështje për “jetë a vdekje”

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri duke theksuar se është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama tha se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ju e dini që ne Shqipëri ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona: Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europpa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë haëpsirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe spese sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë.

BE ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Kërkimi ynë për Europën do ishte kthyer në një punë jo frymëzuese, nëse kjo nuk ndodhi është se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja, edhe pse e shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë.

Reforma në Drejtësi kaloi në fazën e zbatimit. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja. Nëse vetëm pak vite më parë do pyesnit dikë në Shqipëri nëse do të kishin menduar se do ishte një politikan pas hekurave, do kishte qeshur me ju. Tani është më ndryshe, as paratë nuk mund tu mbrojnë më.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga Drejtësia. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five − 2 =