Porti, aeroporti dhe bizneset e Fushë Krujës: “Trekëndëshi” që po vret “çunat problematikë”

Tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë Krujës gjatë një atentati të mirëorganizuar, ku mbetën të vdekur 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit ku u qëlluan me breshëri automatiku.

Mediat kanë shkruar se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë të grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’.

Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Artan Hoxha tha se ngjarja me 3 viktima në Fushë Krujë nuk është një ngjarje e momentin apo e ndonjë sherri të thjeshtë, por një përplasje e ashpër e organizatave kriminale që prej vitesh po fitojnë territor dhe po vendosin pushtetin e tyre në zonat ku operojnë.

Duke u ndaluar tek kjo ngjarje tronditëse, gazetari Artan Hoxha tha se Tirana – Durrësi dhe Fushë Kruja, janë kthyer si “Trekëndëshi i Bermudës” me ngjarje të shumta kriminale.

Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermudës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone” tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se tashmë vrasësit nuk e kanë problem të kryejnë punën e tyre në çdo orë dhe në çdo vend.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Ai shtoi më tej se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

Policia ka ofruar 30 milionë lekë shpërblim për këdo që do të ofrojë informacion të vlefshëm për zbardhjen e vrasjes së trefishtë.

Emri i Brilant Martinajt, qarkulloi në korridoret e policisë, por pa u provuar nëse kishte apo jo vërtet gisht, në ngjarjen pas eliminimit të Xhelal Reçit.

Ai u akuzua edhe për vrasjen e policit Xhulio Prela, por edhe në këtë rast ia hodhi për “mungesë provash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine + four =