NASA publikon foton: Evropa po “digjet”

Evropa edhe këtë javë po “digjet” nga temperaturat ekstreme, të ndikuara nga një valë vale të nxehti që ka vrarë deri tani 1.027 njerëz në Portugali, Spanjë dhe më gjerë.

Edhe Britania e Madhe është në alarm të kuq nga i nxehti ekstrem, ndërsa Franca po përballet me zjarre masive dhe të nxehtë “apokaliptik”. Vala e të nxehtit në vend pritet të vazhdojë efektin edhe ditën e martë, madje temperaturat e natës pritet të qëndrojnë rreth 25 gradë.

Ndërkohë, siç duket edhe në hartë, Shqipëria gjithashtu është në zonat e kuqe, që përballen me një të nxehtë ekstrem. Temperaturat e ajrit kanë arritur sot deri në 39°C.

NASA ka realizuar ndërkohë një hartë të zonave ku ka zjarre deri më tani, në të cilën spikasin Italia, Franca, dhe Soanja, por nuk mungon edhe Shqipëria me një numër të madh vatrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × three =