Shtyhet “Çështja Babale”, Salianji përdor të gjitha mundësitë për t’ju shmangur drejtësisë

Ditën e sotme ishte planifikuar seanca në Apel për deputetin demokrat Ervin Salianji, lidhur me inskenimin e çështjes “Babale”.

Por seanca nuk do të mund të zhvillohet për herë të dytë, pasi seanca e mbajtur më 4 korrik u shty.

Mëson se mbrojtësit e të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesë për shtyrjen e seancës duke përdorur të gjitha hapësirat ligjore në mënyrë që të vonohen organet e drejtësisë.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × four =