“Nuk e pi kafen!”, Braçe refuzon Krifcën: Ej… boll se kam punë…

Deputeti Erion Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit, duke mos i ndalur sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë.

Ai ka refuzuar ftesën e ministers së Bujqësisë, Frida Krifca, dy ditë më parë me ministrat socialistë në zyrë, për të diskutuar për problemet e bujqësisë.

Ndërsa sot ka reaguar me ironi sërish ku shprehet se nuk e pi kafen, dhe se është problem që deputetët takohen pas 11 muajsh.

Ej, boll ma postuat se kam pune

Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.

MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!

Pa kafja tu bej mire te gjitheve;

Une kam nje jete qe nuk e pi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty − sixteen =