Policia shoqëron 30 punonjës të sigurisë , pas dyshime për drogë në Portin e Durrësit

 

Një kontejner me banane i ardhur nga Amerika Latine pak ditë më parë në Portin e Durrësit është hapur për kontroll nga policia pasi ka dyshime për trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit policia ka vënë re se mungonin disa arka me banane.

Mësohet se policia ka shoqëruar rreth 30 persona punonjës të sigurisë portuale të cilën po merren në pyetje në lidhje me dyshimet e policisë pas konstatimit të mungesës së arkave me banane në ngarkesë.

Operacioni është në vijim e sipër ndërkohë që nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × five =