Shqiptarët paguan rreth 47 miliardë lekë për mjedisin gjatë 2020-ës

Shqiptarët kanë paguar rreth 47 miliardë lekë për mjedisin gjatë 2020-ës nëpërmjet taksave të energjisë, transportit, ndotjes dhe burimeve natyrore.

Sipas të dhënave të INSTAT, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me rreth 83%, pasuar nga taksat e transportit me rreth 12 % dhe taksat e ndotjes me rreth 5%.

Në krahasim me vitin 2019 të ardhurat nga taksat mjedisore kanë pësuar një rënie prej 12,64 %. Kjo rënie vjen pas dy vitesh rritje të të ardhurave nga taksat.

Në 2019, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth  53 miliardë lekë, duke u rritur me 4,44 %, krahasuar me vitin 2018. Kjo rritje erdhi kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e energjisë.

Në 2020, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 2,84 %, duke pësuar një rënie me 0,32 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2020, përbëjnë rreth 12% të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × five =