Shpërthejnë revoltat në Maqedoni, e pazakontë çfarë po ndodh pas votimit të propozimit francez (VIDEO)

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi mesditën e së shtunës propozimin francez, i cili i hap rrugë hapjes së negociatave me Bahskimin Europian.

Por protestuesit jashtë godinës nuk e kanë pritur aspak mirë këtë zhvillim dhe kanë nisur revoltën e tyre.Mediat në vend raportojnë se turmat jashtë godinës së Kuvendit kanë gjuajtur me vezë dhe letra higjienike në shenjtë kundërshtimi të këtij propozimi.

Kujtojmë se 68 deputetë votuan pro miratimit të konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së dolën nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se prej ditësh vendi po përjeton tensione të mëdha lidhur me propozimin francez, i cili kundërshtohet ashpër nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × one =