Ngjarje e rëndë në Korcë 27-vjeçari tenton të vetëvritet brenda në komisariat. Zbardhen detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në komisariatin e Korçës ku bëhet me dije se një 27-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u mbytur me batanije.

Njoftimi i policise

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × five =