Facebook u lejon përdoruesve të krijojnë llogari të shumta për të zbutur ‘eksodin’

Kompania mëmë e Facebook, Meta shpreson të luftojë numrin e përdoruesve në rënie duke i lejuar përdoruesit të krijojnë llogari të shumta, zbuloi Bloomberg të enjten. Disa përdorues do jenë në gjendje të krijojnë deri në katër profile shtesë, thotë raporti.

Profilet e reja thuhet se janë të lidhura me llogarinë origjinale dhe çdo shkelje e kryer nga njëri do të ndikojë negativisht tek të tjerët. Megjithatë, sipas raportit, profilet shtesë nuk duhet të shfaqin identitetin e vërtetë të përdoruesit.

Ndërsa Facebook u ka lejuar figurave publike të mbajnë profile të shumta dhe i ka lejuar përdoruesit të kenë një profil të veçantë në shërbimet e tij në Facebook Dating dhe Facebook Campus, funksionimi i llogarive të shumta personale ishte i ndaluar më parë.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, po lufton me rënien e numrit të përdoruesve pasi të rinjtë dynden drejt TikTok dhe konkurrentëve të tjerë. Kompania humbi përdoruesit e përditshëm për herë të parë në tremujorin e fundit të 2021, me rreth gjysmë milioni individë që u larguan nga platforma dikur dominuese.

Rënia ka qenë veçanërisht e theksuar në mesin e përdoruesve të rinj, të cilët po ikin me shumicë nga Facebook dhe madje po largohen nga Instagrami. Meta zbuloi vitin e kaluar se adoleshentët shpenzojnë trefishin e kohës në TikTok sesa në Instagram dhe preferojnë Snapchat kundrejt Messenger ose ËhatsApp për të komunikuar me miqtë e tyre.

Ndërsa Facebook u riemërua si Meta në një ndryshim të vetëdijshëm nga fokusimi vetëm në mediat sociale, metaverse është dëshmuar më pak se fitimprurës edhe për kompaninë, duke humbur mbi 10 miliardë dollarë në 2021.

Sipas Bloomberg, Meta këmbëngul se nuk do të përdorë llogaritë e shumta në llogaritjen e numrit të përgjithshëm të përdoruesve aktivë mujorë ose ditore dhe pretendon se drejtimi i ri është vetëm një ‘provë’ e disponueshme për disa përdorues amerikanë dhe disa në disa vende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × 2 =