Von der Leyen në Shkup: Sigurova presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të propozimit francez.

Ajo u prit në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani. Von del Leyn ka zhvilluar një takim me presidentin Pendarovski dhe me kryeministrin Kovaçevski.

Përmes një postimi në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian thekson se ka siguruar Presidentin dhe kryeministrin për anëtarësimin e vendit në BE.

“Unë e sigurova Presidentin Pendarovski dhe kryeministrit Kovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së”,  shkruan ajo.

Më tej, gjatë fjalës së saj në Parlament, Von der Leyen tha ”Europa ju pret. Presim dhe shpresojmë se do të hidhni një hap tjetër drejt Unionit. Sot jam këtu sepse besoj se ky është momenti i duhur për të ecur përpara.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three × one =