Ilir Meta : Shqipëria më e korruptuara në Evropë, lë pas vetëm Rusinë

Ilir Meta deklaroi se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe Evropë, dukë lënë pas vetëm Rusinë.

Duke cituar publikimin e Eurostat për indeksin e korrupsionit për vitin 2021, Meta shprehet se ky rezultat ka ardhur kryesisht si pasojë e abuzimeve me fondet publike, koncensioneve dhe kapjes së drejtësisë nga pushteti.

Sipas tij, vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët.

Meta thekson se çlirimi i vendit nga korrupsioni dhe kapja e shtetit përbën interes dhe prioritet kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − thirteen =