Zjarr masiv në Fushë-Krujë pranë fabrikës së çimentos, zbardhen detajet paraprake

Një zjarr masiv ka rënë në Fushë-Krujë në pjesën e jashtme të fabrikës së Çimentos në Zallë.

Zjarri dyshohet se është vënë nga barinjtë e zonës, ndërsa i favorizuar edhe nga era, ai ka djegur bimësinë përreth.

Autoritetet zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe është duke vijuar puna për neutralizimin e vatrës.

Aktualisht nuk ka rrezik për nënstacionin elektrik apo objekte te tjera që ndodhen aty pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 − 17 =