PSE U INTETNUA VANGJUSH GAMBETA-ELITA E GAZETARISË EKONOMIKE

Mitro Cela
-Vangjush Gambeta u internus në vitin 1973.
Sebepi? Motra e tij ishte martuar me Koço Theodhosin-ministër dhe anëtar i Byrosë Politike.
U pushkarua Koço si sabotator. U internua kunati?!-
Në janar të vitit 1972 me emëruan në gazetën “ZP”.
Më thanë se duhet të takoja zëvendës kryeredaktorin dhe shefin e ekonomisë-Vangjush Gambeta.
U futa në zyrë. Para meje një mesoburrë. Në buzë: cingaren. Me syze. I zeshkët. Diç shkruante.
-Ulu Mitro! Do punojmë bashkë. Do jesh gazetar në sektorin ekonomik…
-Nuk di të shkruaj. Jam ekonomist.
-Edhe unë jam inxhinier sheqeri…Gazetaria mësohet. Si puna e notit. Do punë. Do lexim. Shkolla?
Ke mësues mjetra: Faik Konica. Fan Noli. Nonda Bulka.
Librat i kemi në biblotekën tonë. Lart. Në katin e tretë. Marjana është edhe e bukur dhe e zgjuar!
Qepju…nuk t’i kursen edhe librat e “verdha” të ndaluara, de!
Ditë më von. Ngjita një palë shkallë. Shtyva derën.
-Të kam pritur,-tha Marjana.-Kemi shumë libra. Të vjetra. Të reja. Të verdha. Rusisht. Italisht. Fërngjisht. Anglisht.
Dritëro Agolli ka një huq të bukur. Merr libra duke më dhuruar një puthje. Nuk i kthen. Hallall!
Ismail Kadarje lexon si rrufeja. Nuk di të mbajë libra.
Huqin e Dritëroit e ndjek Xhevahir Spahiu .
“Jam poet,-thotë,- marr libra. Harroj ti kthej.”
Me Paskal Milon, nuk matet asnjë gazetar me librat që merr.
Me orë rri ne biblotekë edhe Shefqet Musarai.
Këtu janë ulur edhe Javer Malo,-gazetari që u bë ambasador në Francë.
Edhe Misto Treska-përkthyesi me shumë kilturë. U bë ambasador në Francë.
Mora “Llahutën e malësisë.”
-Nuk po e shënoj në “deftet”,- tha Marjana.
Ishte ky “sebepi” që e mbjta në shtëpi
Shkova një ditë për kafe tek hotel “Arbëria”-sot ministria e Drejtësisë.
Në një tavolinë ishin ulur Dritëro Agolli dhe Vangjush Gambeta.
-Hajde Mitro!-Tha Vangjushi.-Po flasim për letërsinë sovjetike.
-Mitro! Di rusisht?-Më pyeti Dritëroi.-
-Pak.
-Duhet të lexosh Dostojevskin. Por ai është skëterrë në përkthim. Shijohet vetëm në rusisht.
-Kur ishte 24 vjeç botoi romanin e parë:”Njerëz të varfër”.
-Nisi të tregoi Dritëroi-E lexuan dy kritikë të letërsisë. Herët në mengjes i trokitën në derë. U tromaks djali. I thanë:
-Ke bërë një kryevepër!
U duk sikur fati trokiti në derë. Erdhi lavdia! I riu-shkrimtar- “përqafoi” Rusinë.
-Kaluan 6 muaj.-Tha Dritëroi.-Mesnatë. Kërciti dera. “ Ndonjë gazetar?!-Mendoi shkrimtari.”
Hapi derën. Një tufë me xhandarë?!
-Je i arrestuar!
-Pse!
-…
-Rreth një vit në një kështjellë-burg. Pse? Kishte bërë biseda mes miqsh kundër Carit! Një mik e spiunoi…
-Gjyq. Vendimi: pushkatim?!
-Pas disa ditësh e nxorrën nga kështjella. E çuan në një shesh. E veshën me një dolloma të bardhë. E lidhën në shtyllën e turpit. I lidhëm sytë. U lexua vendimi. Ranë tamburët!
-Në pritje të plumbit u dëgjua zëri i një oficeri:
-Toga! Ndal!Cari e ktheu vendimin: Nga pushkatim, 10 vjet në Siberi.
-Nuk di!-Tha Vangjushi.-Hera pas here shoh të njëjtën ënderr. Mesnatë. Troket dikush në derë. Hap derën! Një burrë më thotë rusisht:
-Ke bërë krim! Në emër të popullit je i arrestuar!
-Leri ëndrrat, se e tromakse Mitron!-Tha Dritëroi.-Çohu! E zgjatëm.
Shënim i parë.
Viti 1973. Mesnatë. Një makinë para shtëpisë së Vangjush Gambetës. Internim në Burrel.
Po më tej? Divorc-formal?!
Gruaja me djalin, Artanin, në Tiranë. E la djalin çilimi, kur u kthye në Tiranë, e gjeti burrë!
Pse kjo skëterrë për gazetarin elitë të ekonomisë?
Po pse? Motra e Vangjushit ishte martuar me Koço Theodhosin-Anëtat i Byrosë Politike dhe munistër.
Po i vinin rrotull për ta dënuar, si sabotator. U pushkatua. Në fillim adeti: autokritikë me shkrim. Për të redaktuar autokritikën, kërkoi ndihmën e Vangjushit…
E spiunuan miqtë që i priste dhe përcillte në shtëpi…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 + 19 =