Zonja e Parë në qendër të kritikave, ja arsyeja

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është vënë në qendër të kritikave pasi gjatë një fjalimi i krahasoi hispanikët me “tacos”.

Zonja Biden po iu drejtohej latinëve gjatë një eventi në Teksas, kur u përpoq t’i komplimentonte ata duke përdorur si krahasim ushqimin tradicional meksikan.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë reagoi menjëherë për këtë ngjarjes duke u përgjigjur: “Ne nuk jemi tacos”.
Komenti Jill vjen pasi popullariteti i Presidentit Joe Biden me votuesit hispanikë ka rënë.

Zonja Biden po i drejtohej një konference në San Antonio mbi barazinë hispanike kur tha: “Diversiteti i këtij komuniteti është po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, po aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio”
Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë i bëri thirrje zonjës Biden të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × one =