SHBA paralajmëron: Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë

Një zyrtar amerikan ka ngritur shqetësimin se Rusia do të furnizohet nga qindra dronë potencialisht për luftën në Ukrainë nga Irani.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e marra nga SHBA sugjerojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e dronëve. Ai shtoi se ishte e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar ato ende.

Dronët kanë qenë pjesë përbërëse e luftës së vazhdueshme për Ukrainën dhe Rusinë. Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.

Sullivan shtoi se inteligjenca e marrë nga SHBA mbështet pikëpamjen se sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore “po vjen me një kosto për ruajtjen e armëve të veta”. Ai gjithashtu tha se dronët iranianë janë përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite.

Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh rajonal, prandaj kërkon dhe eliminimin e tij. SHBA dhe aleatët e tjerë kanë furnizuar Ukrainën me armë në vlerë miliarda dollarë që nga pushtimi në shkurt. Sullivan tha se SHBA do të vazhdojë “të mbështesë mbrojtjen efektive të Ukrainës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

13 + thirteen =