Kërcënon aleati i Putinit: Bota afër humnerës së një lufte të madhe

Presidenti bjellours Aleksander Lukashenko ka paralajmëruar me përshkallëzim drejt një lufte bërthamore në Ukrainë, nëse Perëndimi vijon me politikat aktuale.

Për fat të keq, kjo politikë perëndimore po e çon botën afër humnerës së një lufte të madhe, ku siç e dini nuk do të ketë më fitues”, ka thënë ai në një ceremoni diplomimi të oficerëve të rinj.

Sipas tij, Perëndimi nën drejtimin e SHBA-ve po çmonton sistemin e sigurive ndërkombëtare, duke dalë madje edhe kundër interesave të tyre.

Lukashenko ka deklaruar se edhe anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO u bë pa pyetur popullsinë e këtyre vendeve, ndërkohë që me luftën në Ukrainë ka nisur një valë e gjerë operacionesh rikonjicioni ajror që parathotë zgjerim të rrezes së veprimeve ushtarake.

Ndërkohë që Lukashenko ka deklaruar këto, në Ukrainë, presidenti Zelenskiy njoftohet se ka urdhëruar përgatitjen e një plani për rimarrjen e zonave të juglindjes, aktualisht nën kontrollin rus.

Media të ndryshme bëjnë me dije se operacionet e shtabit ukrainas, ndërtohen mbi supozimin e furnizimeve nga Perëndimi, një element ky kyç i strategjisë aktuale dhe që është përmendur disa herë nga Kremlini se mund të shkaktojë përshkallëzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − ten =