Virusi i Marburgut alarmon OBSH-në

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar dy raste në Ganë të infeksionit me virusin Marburg, një ethe hemorragjike virale shumë infektive e të njëjtës familje si Ebola, e cila vret 90% të njerëzve që infekton.

Autoritetet shëndetësore thanë se dy pacientët ganezë vuanin nga diarre, ethe, marrje mendsh dhe të vjella.

Mosha dhe gjinia e tyre nuk janë zbuluar për të ruajtur privatësinë e tyre. Është hera e dytë që virusi Marburg zbulohet në Afrikën Perëndimore, pas vdekjes së një burri nga ky virus vitin e kaluar, në prefekturën Guéckédou, në jugperëndim të vendit.

Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Pas pesë ditësh, disa pacientë kanë gjakderdhje të rëndë nga hunda, veshët apo sytë.

Rastet me virusin Marburg janë zbuluar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë. Episodi më i rëndë deri më sot ndodhi në Angola, midis viteve 2004 dhe 2005, duke vrarë 227 njerëz.

Ky virus transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore, sipërfaqet dhe materialet e infektuara.

Aktualisht, shkencëtarët janë duke zhvilluar injeksionin për këtë sëmundje. Janë 12 kompani dhe më shumë se 12 barna në zhvillim për të trajtuar pasojat e këtij virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

11 + thirteen =