“VIÇI” SI PRAPASHTESE E VJETER, QE LIVADHIS NE KARAKTERIN E SHQIPETAREVE TE RINJ.

Nga Ymer Nurka
Personalisht do kisha uruar Abazoviçin per detyren e re, si kryeminister i Malit te zi, por pa ate viçin pas! Ai nuk mundi te dilte nga korniza e atyre qe e sollen ne pushtet, te atyre qe i pagezuan mbiemrin si fis, duke e bere te dallohet si Shkja. Dinakwri Serbe qe kjo zgjedhja e tij, por qe me ne fund i nxori kryet. Tre kryeministra jane Shqipetare, ndersa Shqipetaret ne Gadishullin Ilirik, jane me te perçare dhe te pashprese per tu bashkuar, shpirterisht te pakten, se si troje as qe behet fjale. S’eshte hera e pare qe ne histori Shqipetaret, jo thjesht kane drejtuar, por kane themeluar shtete moderne, por persa i perket Shqiperise Mëmë, nuk kane bere asgje. Cilesia, qe na dallon nga te tjeret eshte deliri i madheshtise. Shqipetaret e kane cilesi determinante ne karakterin e tyre; duan te duken dhe vuajne per levdata, per kënde e per qoshe, per tu mburrur e per te shitur mend e ndersa kombi i tyre eshte ku therret qameti. Më njeren ane jane supremacite fetare, me dogma dhe idolatri, me kulaç e kerbaç. Ju nuk i shihni keto fenomene edhe pse ato ndodhin diten me diell. Ne anen tjeter propaganda me mediat e shitura dhe ne qender si gjithmone, politika, kjo gjememadhe qe ka 30 vjet qe bjerr moralin e ketij kombi te lodhur, qe i ka ardhur vakti te bashkohet e te ngrihet me kembe; po si? A mund te ngrihet, kur ai eshte anemik e pa gjak, kur bijt e tij, qe 50 vjet s’dinin ç’ishte kapitalizmi, ndersa 30 vite hengren njeri-tjetrin, vodhen e shkaterruan shtetin e tyre. Nuk dua ta pergjithesoj, por nje gje s’mund ta mohoj. Indiferentizmi ka qene vellai i madh i babezise dhe injorances, qe na ka pllakosur sot. I themi te vertetat, por ato nuk na sherbejne më, sepse ato nuk i thame me kohe e me vakt. 30 vite me pare minjte e kombit e moren me dredhi pushtetin, hengren e hengren, sa sot jane dendur dhe pesuan metamorfoze duke u kthyer ne luane. Ata tashme jane te medhenj e nuk dorezohen. Si perhere jane tejet te rrezikshem, aq sa mundet te djegin edhe Shqiperine per te shpetuar prapanicen e tyre. E kjo dihet nuk eshte hera e pare qe e kane bere. Ja keta jane lideret e posdiktarures! Nuk ndjehem aspak krenar me Shqipetaret, sikur gjithe boten te iluminojne e ndertojne, derisa nuk munden kurre te benin kete toke krenare e te denje, si gjithe dherat e tjere anekend. Atdheu im je kthyer ne nje kazan thashethemesh, intrigash e pabesish, ku Shqiptari nuk ja do aspak te miren Shqiptarit. Padrejtesite e bera nga institucionet shteterore i kane ndare e percare qytetaret e ketij vendi, saqe Shqipetari, tashme e do Shqipetarin vetem per interes. Nese nuk ka interesa per midis tyre, ata deshirojne ta shohin njeri-tjetrin keq e mos me keq. U katandisem ne nje popull i dekurajuar dhe pa motive egzistence. Asgje Shqipetare s’po shikojme më. Prioritet nuk ka me dija, por feja. Hipokrizi gjithandej, kur politikanet, te cilet dihet mire se nuk kane, as din e as iman, shtrojne iftar per veten e tyre, hajdutet me çizme, qe vodhen deri dhe thesarin e shtetit falen deri ne baba Tomor. S’ka mjerim me te madh per kohet qe jetojme, sesa ne vend te popullit po shikoj nje turme pa koke e pa bisht qe si nje vorbull e stermadhe perthith cdo cast vetveten. S’ka paradoks me te madh, sesa kur feja dhe politika konvergojne se bashku ne mjerimin material dhe shpirteror te nje kombi te tere. Ku ne te njejtat faltore falet edhe viktima edhe xhelati dhe asnjeri nuk i lutet zotit per te njejten arsye.
E nisa me Abazoviçin, i cili perveç emrit Dritan, si Shqiptar, nuk pati kurajon ta heqe nga vetja ate viçin Sllav, ashtu sikurse nuk kemi kurajon te kuptojme se jemi tjeter gjak dhe strukture gjenetike dhe mbajme per emra dhe (sidomos mbiemra), ashtu si na kane regjistruar Osmanet dikur. Sepse ne nuk e kuptojme se identiteti eshte A-ja qe cilesohemi Shqipetare. Shqipetaret e Dardanise nuk guxojne te bejne nje referendum e te rikthejne emrin e tyre per truallin qe trasheguan nga stergjysherit e tyre te lavdishem, ndersa Maqedonet sllavet e Bullgarise moren nje emer qe s’u ka perkitur kurre. Domosdo, politikanet Shqipetare keta agallare te shekullit te XXI nuk merren me thelbin e çeshtjes, por çeshtjet themelore te Shqipetareve i kane nxjerre ne ankandin e madh Ballkanik Sllavo-Turko-Grek. Perkundrejt ketij diskursi antishqipetar te politikes, shikoj nje drejtim tejet interesant te Millo Gjukanit, ja hoqa viçin nga pas se edhe ai vete nuk po ka deshire ta mbaje kete pagezim historik te bere nga Serbet. Arberori i vjeter e shkarkon nga detyra pseudoshqipetarin Abazovic per sherbimin e bere ndaj shovinizmit Serb. Do te durojme e do te shikojme se farat e kamufluara si Serbe, mundet nje dite kur te ndjehen te sigurta te celin natyrshem lule Shqipetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen + 9 =