Taulant Balla: Javën e ardhshme hapet konferenca ndërqeveritare e Shqipërisë me BE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se javën e ardhshme hapet Konferenca Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Lajmin, Balla e ndau në një aktivitet ndërkombëtar që u zhvillua në kryeqytetin e Greqisë-Athinë.

Balla mbajti një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrinë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Në fjalën e tij Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.

“Por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sipas Ballës mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Athinë, Simpoziumi Ndërkombëtar Symi Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 1 =