Spartak Ngjela: Saliu nuk fiton dot zgjedhjet, kot lodhet me PD. Ja pse ngriti flamurin në protestë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protstën e PD e cila u mbajt më 7 korrik.

Ai ka thënë se Berisha nuk kërkon zgjedhje, por të tregojë që unë kam mbështetje popullore

Spartak Ngjela: Në protestë nuk ishin shumë se 2 mijë e 500 persona. Deri tek ura ishin. Ai e organizoi protestën për të thënë unë jam i fortë. Sali nuk kërkon zgjedhje, pro të tregojë që unë kam mbështetje popullore. Pse e mori flamurin, po I thotë atyre unë do kaloj në nacionalizëm anti-amerikan. Filloi të gënjente nga katër anët, por nuk e gënjen optikën e amerikanëve. Nuk fiton dot zgjedhjet, 28% është PD sot në të dy krahët. Pse lodhet me PD kur nuk fiton dot. Pse e shkatërron të djathtën. Saliu ka pushtuar të djathtën. Nuk mund të flitet nëse nuk më jep doktrinën sesi të fitosh zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme nuk bëhen dot nga këta opozitarët, atëherë si do e ndryshosh këtë gjendje. Ka shumë raste në perëndim, kur kanë humbur pushtetin local, kanë shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − 4 =