Shqipëria ofroi 3 baza për NATO-n, u miratua vetëm projekti në Kuçovë

Shqipëria prej 2014 i ka ofruar NATO-s disa baza ku të vendosen forca të saj. E para ishte baza ajrore e Kuçovës, por për të arritur te projekti konkret u deshën 8 vite.

Në janar të 2022 nisi puna për rikonstruksionin e bazës me një investim rreth 50 milion euro.

Në maj të këtij viti kryeministri Edi Rama hodhi idenë se kishte ardhur koha që shqipëria ti jepte NATO-s një bazë detare.

Për herë të parë ofrimi i bazës së Pashalimat u përmend nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në nëntor të 2019.

Deri tani ajo është proces vlerësimi nga ana e struktura të aleancës. Ka një dakordësi në parim, por vlerësimi përfundimtar mund të dojë shumë kohë deri në konkretizimin e projektit dhe fondit që duhet për ta rindërtuar.

Në 13 korrik Edi Rama do takojë në Bruksel Sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s.

Përsëri fokusi është ndërtimi i një baze tjetër detare, këtë radhë në Porto Romano në Durrës. Ftesa është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ftesat për ngritjen e bazave ushtarake të aleancës kanë qenë të përsëritura nga qeveria shqiptare.

Por, ajo që vihet re është se deri në konkretizimin e një procesi të tillë, hallkat qe duhet të kalojë kërkesa janë të shumta dhe duhen vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 2 =