Pesë krizat që rrëzuan Boris Johnson-in

Më pak se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987. Tani, kryeministri ka humbur mbështetjen e deputetëve të tij dhe ka dhënë dorëheqjen. Si erdhi situata deri këtu?

Të mërkurën, më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetari konservator – shkoi në një klub privat anëtarësh në Londër. Sipas fjalëve të tij, ai “piu shumë” dhe “u turpërua”.

Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash, disa prej të cilave shkonin pas në kohë, vite më parë. Ndodhia u bë fillimi i një zinxhiri ngjarjesh që përfunduan me rënien e kryeministrit.

Fillimisht, Downing Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me zotin Pincher përpara se ta emëronte atë zëvendës shef grupi parlamentar në shkurt. Ministrat e përsëritën më vonë këtë linjë – edhe pse doli të ishte e pasaktë.

Më 4 korrik, BBC raportoi se Johnson kishte dijeni për një ankesë zyrtare. Të nesërmen, një ish-nëpunës civil – Lord McDonald – tha që kryeministrit i ishte dorëzuar personalisht ankesa.

Johnson më pas pranoi se ia kishin thënë në vitin 2019 dhe kërkoi falje për emërimin e zotit Pincher si zëvendës kryetar grupi.

Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të izolimit, pasi mori pjesë në një grumbullim në ditëlindjen e tij në qershor 2020. Ai gjithashtu kërkoi falje që shkoi në një festë ku secili sillte pijet e veta, në kopshtin e Downing Street gjatë izolimit të parë.

Policia Metropolitane lëshoi ??126 gjoba për 83 persona për thyerjen e rregullave të izolimit në Downing Street dhe Whitehall.

Dhe një raport nga Sue Grey – një nëpunëse e lartë civile – përshkroi një sërë ngjarjesh sociale nga stafi politik që thyen rregullat e izolimit.

“Udhëheqja e lartë në qendër, politike dhe zyrtare, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë kulturë”, ka shkruar ajo.

Dhjetorin e kaluar, Johnson i tha Dhomës së Ulët se “të gjitha udhëzimet u ndoqën plotësisht në Downing Street Nr 10”. Ai tani po hetohet nëse ka mashtruar me vetëdije Parlamentin.

Kriza e kostos së jetesës – dhe një rritje taksash

Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, deri në normën aktuale prej 9.1%.

Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimeve.

Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa – për shembull, duke ulur tarifën e karburantit me 5 pens për litër – ajo gjithashtu vazhdoi me një rritje të taksave në prill.

Qeveria tha se rritja e taksave do të paguante për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën goditjen – por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë edhe më shumë.

“Në mes të krizës më të keqe të kostos së jetesës në disa dekada,” deklaroi lideri laburist Sir Keir Starmer në prill, “qeveria zgjedh të rrisë taksat për njerëzit që punojnë”.

Në tetor 2021, një komitet i Dhomës së Ulët rekomandoi një pezullim 30-ditor për deputetin e atëhershëm konservator Owen Paterson. Komiteti tha se ai theu rregullat e lobimit, në përpjekje për të përfituar kompanitë që e paguanin.

Por konservatorët – të udhëhequr nga kryeministri – votuan për të ndërprerë pezullimin e tij dhe ngritën një komitet të ri për të parë se si ishin kryer hetimet.

Pas një proteste, zoti Paterson përfundoi duke dhënë dorëheqjen. Johnson më vonë pranoi se ai e kishte menaxhuar shumë keq çështjen.

Mungesë fokusi – dhe idesh

Boris Johnson fitoi shumicën dërrmuese me anën e një politike të qartë dhe të lehtë për t’u ndjekur – Çoje Brexit deri në fund.

Por që atëherë, deklaruan kritikët e tij, ka patur mungesë fokusi dhe idesh në Downing Street.

Ish-këshilltari i tij i kthyer në kryekritikun, Dominic Cummings, e akuzoi vazhdimisht se ishte një karrocë pazari e dalë jashtë kontrollit, duke i këmbyer pozicionet sipas rastit.

Të tjerë vunë në dyshim filozofinë e kryeministrit – apo, në të vërtetë, nëse ai e kishte një të tillë. Në qershor, deputeti konservator dhe ish-ministri Jeremy Hunt akuzoi Johnsonin për mungesë të “integritetit, kompetencës dhe vizionit”.

Hunt po fliste përpara një votimi besimi, të cilin Johnsoni e fitoi – por ankesat po bëheshin më të forta.

Humbjet në zgjedhjet e brendshme vazhduan të vinin. Pas humbjes së fundit, Johnson tha se nuk do t’i nënshtrohej një “transformimi psikologjik”.

Por ky, tani, nuk është shqetësimi i deputetëve konservatorë. Ata kanë folur, dhe kryeministri po ikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × two =