KËTË REALITET E KRIJUAM VETË NE, APO AI NA KATANDISI KËSHTU SI JEMI SOT?!

Nga Ymer Nurka
Shumica ankohet, sepse kerkon elementet baze te jetes. Nuk behet fjale thjesht, buke, uje e drita, por kerkojne me teper dinjitet, arsim e shendet. Jane goxha te pergjithshme keto fjale, por po t’i detajosh nje e nga nje brenda tyre gjendet nje sistem i tere social-ekonomik. Ata qe kane marre persiper te na drejtojne; a e kane idene se çfare eshte “sistemi”, ne teresi, apo “makinen shteterore” e ngasin ashtu kuturu?! Thone se gomarit, çdo barre qe t’i vendosesh mbi shpine, nese nuk e orienton per ne destinacion, ai do ta çoje gjithmone tek i njejti oborr, dmth tek “shtepia e tij”. Keshtu po ndodh ne keto 3 dekada edhe me keta “gomeret” e popullit tim. I vendos ne krye te bankes; vrasin mendjen si te vjedhin thesarin; I vendos te drejtojne qeverine; vrasin mendjen si te gjejne “marifete” te vjedhin buxhetin. Kur babai nuk te len borxhe, edhe vetem nje kasolle te kesh trasheguar prej tij; perseri mos u qaj se te ka lene goxha pasuri. Po nuk ndodhi keshtu me plangprishesit e atdheut tim. Nga realiteti i atij sistemi dolen te varfer; fshatrave pse jo kishte shtepi si kasolle, por pasuria jone ishte mbi kete toke, mbi kete dhé. Ja ketu ishin te gjitha, te cilat u zhduken para syve tane si me magji. Nuk dua te bej inventarin, por ai sistem “çnjerezor”, nuk na la asnje borxh me boten. Dhe kjo eshte nje pasuri e madhe. Ai sistem la 5 miliarde $ dollare gjendje. Te leme e te mos permendim inventarin legjendar te aseteve. Dikush thote me te drejte: Po mire o tani u kujtuat per te gjitha keto?! Dhe ky person pa dyshim eshte ose nje ish i persekutuar i sistemit, ose ndonje hajdut me çizme, ose ndonje drejtues politik, apo militant partiak. Nuk harroj asnjehere portat e hapura qellimisht; Ikni ju te shpetoni, se do rrime ne ketu, “te vuajme e te heqim te zite e ullirit”. Qe atehere dhe deri me sot populli iken dhe ata vuuu vuajne e robtohen nga pasuria e pasosur e kesaj toke. Domosdo keshtu do te ndodhi, kur diktatorin nuk e besuam te pakten ne nje fjale qe thoshte: “Gjithçka qe eshte ndertuar i perket popullit”. I thoshte vertet keto fjale, por per paradoks na kishte edukuar vetem punen e na kishte çarmatosur nga ndjenja e prones. Ja keshtu na sosi e na marrosi “gjememadhi” qe as emri mos ju kujtofte! Ketu u ndala tek materia: por gjema e madhe nuk ishte kjo or jooo! Fatkeqesia ishte demoralizimi dhe vrasja e personalitetit te Shqipetareve. Shplarja e trurit ne menyre masive. Tjetersimi i qenies sone; nga njeri, ne kafshe; madje na kthyen ne perbindsha dhe gogole per mbare Evropen dhe boten. Qe nga filmi i pare antishqipetar “L’Amerika” dhe deri me sot, Hollivudi dhe kompani produksioni filmash neper bote, ne skenaret e tyre nuk ka më protagoniste dhe prototipa te Amerikes Latine, apo te popujve tribu te Afrikes, por personazhi qe vret, qe vjedh, qe ben mafiozin, tutorin e femrave, kontrabandisti i droges, pastrimit te parave, ai qe shet qenie njerezore dhe organe, kriminele dhe hajdute te gjithfaresoji; qe te gjithe identifikohen si Shqipetare. Po leme nam ne te gjithe boten. Ligesia qe propangandohet ne emrin tone e ka burimin ja ketu; ketu e ka edhe qendren e aktivitetit, edhe kryeqytetin e vet dhe ate, ju e keni te gjithen para syve dhe quhet Tirane! A i degjoni lajmet qe jepen nga mengjesi deri ne darke! Ato flasin troç e Shqip! Jane nje kronike e zeze turpi dhe diskretitimi qe nuk resht per tre dekada plot! Plot 30 vite qe e ashtuquajtura politike kombetare eshte e shitur ne sherbim te s’di se kujt te them e te flas, por per nje gje jam i sigurte se per Shqiperine kurre nuk eshte punuar. Pas çdo vepre qe ata cilesojne si “te madhe” fshihet nje megakorrupsion. Po Shqipetaret nuk kane me sy, as veshe. E ne fund te fundit si mundet te kemi ne te gjoret? Syte na i verbuan. Ata na vune perde nga realiteti vdekjeprures, timpanet e veshit na u çane nga derdellitjet dhe megafonet e te ashtuquajtures politike. Ja konklunzioni. Katandisja e Shqipetareve ne numerore topi. Thjesht votehedhes, apo pjesemarres ne turma. Vellezrit e mij te nje gjaku, u katandiset me keq se ç’ishit; Tashme jeni “qytetare”, që s’mund te ndryshoni asgje me vullnetin tuaj, madje nuk keni fuqi t’i vendosni as emrin nje rrugice, nese deshironi te perjetesoni nje bir, apo bije qe ka dhene jeten per ju. Ne fund te fundit e per çfare po vijme kesaj jete?! Te jemi sherbetore, apo t’i bejme fresk padroneve pa din e pa iman?!
E perdora kete shprejhje Allaturka se sot klima sociale veç te tjerash fenë e ka ne rend te dites. Televizionet te mbushura perplot me telenovela Turke. Allallah ketu e subanallah atje. Mortja te na haje ku u katandisem, ku asgje e mire, nuk flet e nuk flitet per Shqipetaret! Domosdo kur dolem nga ai sistem dhe hyme ne epoken e madhe te Demokracise, dolem 99% , krejt naive, ja ashtu te virgjer e te çorjentuar perpara moralit kapitalist. Dhe “mjeshtrat e medhenj” thane çfare te bejme me kete popull “latent”. Se ne fakt perpara botes qe na priste ne ishim tamam “si ai zogu i çuar”. Keta duan te ikin nga vendi i tyre, duan te shohin bote me sy. O burra te ngrihet sistemi mafioz i marrjes se vizave. Ambasadoret e atehershem qe punonin ne Shqiperi ishin si ne parajse. O burra tu ndertojme sistemin e skafeve, ca do mbyten, por pjesa m’e madhe do shpetojne. “Shqipetaret jane te fiksimosur per semundjet, ne fakt sistemin shendetesor e kane ne rregull, por nuk sjell gje ne xhepat tane”: o burra spitale private dhe klinika, po keshtu edhe per arsimin, per drejtesine e per cdo fushe tjeter te jetes. Po Shqipetaret e zhgenjyer nga ai sistem kane nevoje per besim ne vetvete dhe te mjeret tash e tutje kudo mund te besojne, por ne “vetvete” kurre më, sa te jetojne mbi kete toke! Atehere o burra t’u ngreme kishat e xhamite! Dhe ja ku i kemi me mijra syresh ngrihen parasyve tane! Harrojme se asnjera prej tyre nuk eshte per ne. “De jure” nuk thuhet gje, por “de fakto” “qafiret me te medhenj”, per fene tone; jane heronjte tane, ata qe e projektuan Shqiperine, ndryshe nga ç’eshte sot. Dhe kryeqafiri per ta eshte “Skenderbeu”. Me thoni nese ka ndonje katedrale, a institucion fetar me emrin e tij te gdhendur diku. Kjo po ndodh se Shqiperia nuk eshte me e Shqipetareve. Edhe theroret, qe rane per atdhe do te harrohen po aq ngadale, siç vdes Shqiptaria dhe gjithçka qe eshte Shqipetare. Nuk e perjashtoj ketu as Kosoven, e cila ne qender te qytetit nuk mban ndonje monument Gjigand te atyre qe e bene te lire, por xhamine e sulltanit qe e tjetersoi Dardanine dhe bijte e saj, sot jane katandisur qelive te Hages. Nga akuzues per genocid te Serbve u katandisen ne “te akuzuar”. Vazhdoni Shqipetare se derisa u katandiset ne lepuj te ferrave edhe breshkat kane per tu q…! Rendet pas pasurise dhe harruat gjene me thelbesore; ate te qënit njeri, me dinjitet dhe mbi te gjitha “vetvetja”, si Shqipetare. Ndersa sot cilesoi si Turq e si Kaure. Do bien kambanat jete e mot, por ato nuk do te flasin kurre Shqip, ashtu si megafoni i hoxhes, qe nuk flet Shqip. Mjerimi dhe mjegulla e historise do po na mbulon aq dalengadale, madje aq lehtas, ashtu si qefini mbulon te vdekurin dhe ky i fundit nuk ndjen gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven − 9 =