Maturantët në Itali rezultate më të dobëta se në Shqipëri

Dalin rezultatet e provimeve të maturës në Itali. Dhe duket se situata në vendin fqinj paraqitet shumë më keq se sa Shqipëri.

50% e maturantëvë nuk kanë kaluar provimet e matematikes dhe gjuhës italiane, duke bërë që autoritetet arsimore të shprehen se situata edukative dhe arsimore në vend është katastrofike.

Pavarësisht se problematika me rënien e nivelit arsimor ishte ndjerë gjatë viteve të fundit, ka qenë pandemia dhe detyrimi i orëve mësimore nga shtëpia që ka dramatizuar dhe përkeqësuar kaq shumë gjendjen.

Pra pas 13 vitesh shkolle, këtë vit rreth 40 mijë të diplomuar rrezikojnë mos të kenë formimin minimal për funksione të nevojshme. Ndërsa renditen edhe arsyet e tjera që ndikojnë në ulje të rendimentit të fëmijëve.

Së pari ka diferenca shumë të mëdha mes Veriut dhe Jugut, qytetit dhe zonave rurale, zonave qendrore të qyteteve dhe atyre periferike, mungesë e theksuar e arsimtarëve në lëndët shkencore dhe së fundmi, ndjehet shumë diferenca sociokulturore dhe intelektuale familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

7 + two =