Stoltenberg shpreh ngushëllime pas vdekjes së Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur thellësisht i pikëlluar, pas vdekjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

I cili vdiq pasi u qëllua dy herë me armë zjarri, gjatë një fjalimi që po e mbante në Japoninë Perëndimore.

“I pikëlluar thellësisht nga vrasja e tmerrshme e Shinzo Abe, një mbrojtës i demokracisë dhe miku dhe kolegu im për shumë vite.

Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, kryeministrit Kishida, dhe për njerëzit e partnerit të NATO-s, Japonisë, në këtë kohë të vështirë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 − twelve =