Shkelma e britma mes grave në Durrës, dalin pamjet virale

Në një zonë të qytetit bregdetar, disa persona, mes tyre gra dhe fëmijë janë përshirë në një konflikt me njëri-tjetrit.

Video e siguruar nga media shqiptare tregon momentin kur dy gra shihen të shtrira në tokë ndërkohë që persona të tjerë e fëmijë i bien me shkelma.

Një prej tyre i qëndron në kokë, ndërsa nuk i kursen dhe goditjet.

Nuk dihet arsyeja e konfliktit e nëse personat e përfshirë kanë mbetur të lënduar rëndë mirëpo britmat dëgjohen shumë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve mirëpo asnjë nuk tenton që t’i ndajë. Sigurisht, që momenti nuk mbeti pa u filmuar dhe shpërndarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × 3 =