Protesta në Mal të Zi kundër marrëveshjes me kishën serbe

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje që synon të  rregullojë marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe.

Protestuesit mbanin flamujt kombëtarë dhe të Bashkimit Evropian si dhe pankarta ku shkruhej se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, “do të përgjigjej për keqbërjet e tij”.

Seanca e Qeverisë për këtë marrëveshje, pritet të zhvillohet sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − nine =