Pamje tronditëse nga momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez

Ky është momenti tronditës kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua për vdekje. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet teksa, ish-kryeministri qëllohet ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral.

Në videon e publikuar nga DailyMail shihen gjithashtu rojet e sigurisë të cilët përpiqen të ndalojnë plumbat me çantat e tyre, megjithëse ishte shumë vonë, pasi plumbi kishte prekur Abe.

Kamerat u fokusuan te Abe teksa ai mbante një fjalim politik në qytetin Nara në orën 11:30 (me orën lokale). Pak minuta pasi ai nisi të flasë para të pranishmëve qëllohet me armë.

Menjëherë pas kësaj, punonjësit e sigurisë vrapojnë tek autori 41-jvjeçar Tetsuya Yamagami dhe e neutralizojnë. Atentati ndaj ish-kryeministrit ka tronditur Japoninë. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 2 =